Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me mundësinë e arritjes së armëpushimit.
Telefonata pritet të mbahet mesditen e sotme, arritjet e së cilës ende nuk dihen për shkak të “kokëfortësisë” së çdo pale të përfshirë në këtë luftë.
Duket se Trump i ka humbur durimi me Ukrainën dhe Rusinë, bazuar në deklaratën e Leavitt për media, pasi kjo e fundit u shpreh se Presidenti është i acaruar me të dyja palët e konfliktit.
“Ai e ka bërë shumë të qartë se deshiron të shohë një marrëveshje paqeje e t’i japë fund armatimeve sa më shpëjt të jetë e mundur. Presidenti e ka bërë shumë të qartë qëllimin e tij, të shohë armëpushimin dhe t’i vijë fundi këtij konflikti. Ai po acarohet me të dyja palët e konfliktit. Presidenti dhe ekipi i tij kanë vënë shumë mund për të zgjidhur këtë luftë të komplikuar, i cili filloi nga dobësia e administratës së kaluar”, tha Leavitt.
E ndërsa Trump njihet si një negociator i mirë, Ukraina dhe Rusia duket se po ja “përmbysin” këtë imazh. Mbetet për t’u parë se cili do jetë përfundimi pas këtyre bisedimeve dy palëshe.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)