play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Transumanca në UNESCO!

today06/12/2023

Background
share close

Xhubleta u bë thuajse një vit që është futur në UNESCO, pas kësaj, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi për futjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore në UNESCO.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka njoftuar se Shqipëria ka aplikuar me një dosje të përbashkët më Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Transumanca, tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Njoftimi që ka bërë Ministrja Margariti:

“Transumanca në UNESCO Një lajm i mirë vjen nga Botswana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e @unesco, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.
Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri.
Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.
Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë @the_aadf.
Faleminderit që hartuat një dosje fituese!”

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%