Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/10/2022
Një biletë që kushton 250 mijë dollarë, do t’u sigurojë të gjithë të apasionuarve pas historisë së fundosjes së Titanikut, 8 ditë dhe 7 nate zhytje dhe eksplorim në anijen e famshme.
Presidenti i OceanGate Expedition, Stockton Rush ka njoftuar një ekspeditë të re në anijen më të famshme në botë, për gjashtë persona, që nga 11-19 marsi i 2023 do të niset në portin e St. John’s Neëfoundland në Kanada.
Një zhytje e vështirë është mjaft e kushtueshme, dhe me shumë siguri nuk është e përshtatshme për të gjithë. 3800 metra poshtë nivelit të detit prehet prej 110 vitesh Titaniku, transatlantiku britanik i fundosur si shkak i një përplasje me një akullnajë në vitin 1912 gjatë një udhëtimi inagurues, pavarësisht teknologjisë më të mirë të kohës dhe ndërtimit.
Anija u fundos në vetëm 2 orë e 40 minuta duke marrë jetën e më shumë se 1500 personave, para syve të tmerruar të të mbijetuarve që panë tragjedinë nga varkat e shpëtimit.
Ekspedita do t’u japë mundësinë turistëve të shoqërojnë kërkuesit dhe studiuesit. Vizitorët do të jenë, të përfshirë drejtpërdrejtë në mbledhjen e informacioneve për gjendjen e Titaniku përkrah studiuesve në bord. Zbritja do të zgjasë rreth dy orë.
Duket në fakt që udhëtimet turistike në limit janë tendenca e re për super të pasurit, por në zhytje do të marrin pjesë dhe persona që kanë vënë mënjanë kursimet e një jete, si bankierja Renata Rojas.
“Nuk jam një milionere. Kam kursyer për shumë, shumë kohë. Kam bërë shumë sakrifica në jetën time për të arritur tek Titaniku. Nuk kam një makinë, nuk jam martuar ende, nuk kam fëmijë. E të gjithë këto vendime janë marrë sepse doja të vizitoja Titanikun”, ka shpjeguar ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)