play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Thuhet në tryezën e liderëve: Putin “u ka vënë syrin” 5 shteteve në Europë!

today25/02/2025

Background
share close

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Vladimir Putin “u ka vënë syrin” 5 shteteve të tjera në kontinent, në rast se Ukraina bie. Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, tha se Putin do vijojë me ambicien e tij përtej këtyre territoreve. Në një konferencë për shtyp të Hënën në Kiev, Zelensky shtoi se Presidenti rus do përpiqet të zgjerojë invazionin e tij, duke paralajmëruar europianët se Rusia nuk heq dorë nga idetë e vjetra të Bashkimit Sovjetik. Duke iu drejtuar Putinit, theksoi se ai po përdor të njëjtën taktikë si në 2014-ën, për aneksimin e disa territoreve të tjera në Ukrainë.

Sulmet ruse në Ukrainë

Sipas Zelenskyt, shtetet të cilave iu kanoset rreziku rus janë Estonia, Letonia, Polonia, Moldavia dhe Sllovakia. “Kur ke njerëz që flasin rusisht …atëherë je në rrezik. Që në fillim e kanë thënë që ata nuk po marrin tokën tonë, por po mbrojnë njerëzit që flasin rusisht.” “Nëse Ukraina bie, të gjitha vendet që përmenda janë në rrezik. Sepse kjo është pikëpamja e Rusisë për botën!”

Presidenti rus, Vladimir Putin

Por duhet theksuar se të gjitha vendet që Zelensky ka përmendur janë shtete anëtare të NATO-s, që do të thotë se në rast agresioni, ata marrin menjëherë ndihmën ushtarake. Moldavia ka dhe një marrëveshje për mbrojtjen me Bashkimin Evropian

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *