play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Themeluesi i Telegramit ‘babai’ i 106 fëmijëve, ja kujt do ia lërë miliardat

today20/06/2025

Background
share close

Miliarderi themelues i platformës së mesazheve Telegram do t’ua lërë pasurinë e tij prej 17 miliardë paundësh më shumë se 100 fëmijëve që ai ka.

Manjati i teknologjisë Pavel Durov, 40 vjeç, ka gjashtë fëmijë me tre partnere të ndryshëm dhe besohet se ka rreth 100 të tjerë pasi dhuroi spermë në shkallë masive për dhjetëra çifte në 12 vende të ndryshme.

Durov zbuloi planet e tij për t’ua lënë pasurinë të gjithë pasardhësve të tij në një intervistë të kohëve të fundit me revistën franceze Le Point, duke thënë se nuk shihte ndonjë ndryshim midis fëmijëve që i kishte ngjizur natyrshëm dhe atyre që erdhën nga donacionet.

“Ata janë të gjithë fëmijët e mi dhe të gjithë do të kenë të njëjtat të drejta”, tha Durov. “Nuk dua që ata të shqyejnë njëri-tjetrin pas vdekjes sime.”

Por asnjëri prej tyre nuk do të marrë para në dorë për 30 vjet, zbuloi ai.

‘Dua që ata të jetojnë si njerëz normalë, të ndërtojnë jetën e tyre vetë, të mësojnë t’i besojnë vetes, të jenë në gjendje të krijojnë – të mos jenë të varur nga një llogari bankare’.

Miliarderi zbuloi për herë të parë se kishte lindur disa fëmijë nëpërmjet dhurimit të spermës vitin e kaluar, pasi një grua ruse me banim në Zvicër pretendoi se ai ishte babai i tre fëmijëve të saj.

Durov, platforma e mesazheve e të cilit ka mbi një miliard përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën, është quajtur Mark Zuckerberg ose Elon Musk i Rusisë. Pasuria e tij vlerësohet deri në 17 miliardë paund.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *