play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

The Weeknd thyen rekorde historike, turneu i tij kap shifrën e 1 miliard dollarëve

today24/11/2025

Background

The Weeknd po shkruan histori dhe këtë herë me shifra marramendëse. Turneu i tij global ka kaluar tashmë 1 miliard dollarë të ardhura, duke e kurorëzuar si artistin më të suksesshëm mashkull solo në botë.

Sipas të dhënave më të fundit, duke përfshirë edhe shitjet e datave të reja të vitit 2026 në Meksikë, Brazil, Evropë dhe Britani, turneu ka shitur më shumë se 7.5 milionë bileta në 153 koncerte, një arritje që e vendos The Weeknd në një ligë krejt tjetër.

Në vitin 2023, Guinness World Records e shpalli “Artistin më të popullarizuar në botë”, ndërsa superhiti i tij “Blinding Lights” jo vetëm që u certifikua Diamond nga RIAA, por u shpall edhe kënga Nr. 1 e të gjitha kohërave në Billboard Hot 100, duke kaluar klasikën “The Twist” të Chubby Checker. Edhe pse arritja është gjigante, vetëm dy emra e kalojnë; Coldplay me turneun “Music of the Spheres” prej 1.5 miliard dollarësh dhe Taylor Swift, e cila me “Eras Tour” ka thyer çdo limit me 2 miliardë dollarë.

Artisti do të dhurojë mbi 8.5 milionë dollarë për XO Humanitarian Fund dhe Global Citizen, ndërsa të ardhurat nga turneu i vitit 2026 do të vazhdojnë të mbështesin World Food Program nëpërmjet Global Citizen. Fansat do të kenë gjithashtu mundësi të fitojnë një palë bileta falas për çdo koncert të turneut, përmes nismës së Global Citizen. Turneu i ri, starton më 20 prill në Mexico City, për të vijuar më pas në Rio de Janeiro, Sao Paulo, Paris, Amsterdam, Milano, Londër, Madrid dhe shumë qytete të tjera

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *