Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një grup studentësh nga Universiteti Teknik i Eindhoven në Holandë ka përfunduar me sukses testimin e kësaj makine që funksionon me energji diellore.
Quhet ‘Stella Terra’ dhe ka udhëtuar nëpër terrenet më të vështira të Marokut.
Nga shtretërit e lumenjve të thatë, pyjet e dendura, shtigjet malore dhe deri tek rëra e shkretëtirës ky mjet nxjerr në pah potencialin e teknologjisë më të fundit.
“Stella Terra është një makinë mjaft e fortë e cila udhëton jo vetëm në rrugë të asfaltuara, por edhe në terrene të vështira. Në një ditë me diell, Stella Terra mund të përshkojë 630 kilometra, ka një shpejtësi maksimale prej 135 kilometra në orë dhe peshon vetëm 1200 kilogramë”.
Makina me dy vende shfrytëzon energjinë diellore përmes paneleve të çatisë.
Këto i japin atij energjinë e nevojshme që i duhet makinës për të lëvizur.
“Ne duam të jemi 5 deri në 10 vjet përpara tregut. Me Stella Terra ne duam të demonstrojmë se çfarë është e mundur drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, duam të frymëzojmë kompanitë, studentët, të gjithë.”
Sfida më e madhe për kompanitë që kërkojnë të ndërtojnë makina që funksionojnë me energji diellore është sipërfaqja e kufizuar në të cilën mund të vendosen panelet.
Panele me efikasitet të lartë të mjaftueshme për të fuqizuar automjetet në një distancë të gjatë janë të shtrenjta për t’u prodhuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)