play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Të shtëna me armë pranë shtëpisë së Rihannës në Los Anxhelos, arrestohet një grua

today09/03/2026

Background
share close

Një incident me armë zjarri është raportuar pranë rezidencës së këngëtares së njohur Rihanna në Los Angeles, ku një grua rreth të 30-ave dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së artistes ndërsa ajo ndodhej brenda. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar

Sipas informacioneve paraprake, e dyshuara ndaloi me automjetin e saj jashtë rezidencës dhe qëlloi disa herë drejt pronës. Një zyrtar policie konfirmoi për CBS News se në vendngjarje u gjetën gëzhoja të armëve automatike.

Policia tha se gruaja dyshohet se qëlloi shtatë herë përpara se të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Automjeti i saj u gjet rreth 12 kilometra larg shtëpisë së këngëtares, ku autoritetet arritën ta arrestonin. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Nuk dihet ende nëse partneri i Rihannës, reperi A$AP Rocky, dhe tre fëmijët e tyre – RZA, Riot dhe Rocky – ndodheshin në shtëpi në momentin e incidentit.

 

 

Pas ngjarjes, oficerët e Los Angeles Police Department bllokuan rrugën pranë rezidencës për të kryer hetimet. Mediat raportojnë se përfaqësuesit e artistes dhe autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për detajet e plota të incidentit.

Rihanna, e lindur në Barbados, u bë e famshme në fillim të viteve 2000 me hite si Pon de Replay dhe Umbrella. Përveç karrierës muzikore, ajo ka ndërtuar një perandori biznesi, duke përfshirë markën e kozmetikës Fenty Beauty. Sipas Forbes, pasuria e saj neto vlerësohet në mbi një miliard dollarë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *