play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

“Tango” e fundit e legjendës Leo Messi

today06/10/2026

Background
share close

Një kapitull i artë po shkon drejt fundit. Lionel Messi përgatitet për natën e tij të fundit me fanellën e Argjentinës, në një moment që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e futbollit.

Në Ezeiza, kapiteni ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara përballjes me Beninin.

Në pamje, gjithçka dukej normale, por këtë herë çdo hap në fushë kishte një tjetër peshë. Pas më shumë se 20 vitesh me kombëtaren, 39 vjeçari largohet për herë të fundit nga qendra stërvitore si kapiteni i Argjentinës.

Përballë Beninit, numri 10 pritet të jetë në formacionin titullar dhe të qëndrojë gjatë në fushë. Një ndeshje që do të shkruajë statistika të reja, por që mbi të gjitha do të jetë një natë emocionesh.

Tani, gjithçka zhvendoset në Monumental. Më shumë se 85 mijë tifozë pritet të jenë aty për t’i dhënë lamtumirën një prej figurave më të mëdha të historisë së kombëtares.

Trofetë e epokës Messi do të ekspozohen në stadium, ndërsa pas vërshëllimës së fundit pritet një spektakël me dronë dhe një ceremoni speciale për kapitenin.

Në tribuna do të jenë familjarët e tij dhe shumë prej kampionëve të botës të vitit 2022. Edhe Buenos Aires po përgatitet për një natë të veçantë.

Monumentet janë veshur me ngjyrat bardheblu, ndërsa transporti publik do të vijojë funksionimin edhe pas mesnate.

Në Rosario, qyteti që i dha jetë historisë së Lionel Messit, një fanellë gjigante e Argjentinës me numrin 10 është vendosur si simbol i mirënjohjes.

Një fjalë e vetme shoqëron figurën e tij: “Faleminderit”. Dhe më pas, në orën 1 të mëngjesit, Messi dhe Argjentina do të dalin në fushë përballë Beninit. Këtë herë, nuk do të luhet vetëm një ndeshje.

Do të mbyllet një histori dhe do të përshëndetet një kapiten.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *