play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Taksë për të hyrë në Britani, evropianët tashmë duhet të paguajnë

today10/03/2023

Background
share close

Taksë për të hyrë në Britani, evropianët tashmë duhet të paguajnë -  GazetaBlic

Qytetarët evropianë do të duhet të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një shumë parash për të vizituar ose për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria britanike njoftoi një tjetër masë që vjen pas procesi Brexit, pra daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kjo procedurë  kujton dokumentacionin amerikan “Esta” që u nevojitet turistëve dhe udhëtarëve të tjerë të huaj për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Të njëjtin shembull do të ndjek edhe Londra. Dokumentacioni i detyrueshëm për në kufirin e Britanisë së Madhe do të quhet ETA.

Ashtu si ESTA amerikane, ETA britanike do të jetë një formular elektronik që çdo udhëtar do të duhet të plotësojë përpara se të udhëtojë, duke ofruar të dhëna biometrike dhe duke iu përgjigjur disa pyetjeve.

Siç ndodh me Shtetet e Bashkuara, qytetarët e BE do të duhet të paguajnë një “shumë parash e cila ende nuk është bërë me dije nga qeveria britanike dhe do të jetë e vlefshme për dy vjet”.

Regjimi i ri, i cili padyshim nuk zbatohet për evropianët që banojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjë në fuqi për turistët dhe udhëtarët nga e gjithë bota në vitin 2024.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%