Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një video shokuese e publikuar në rrjetet sociale nga Miss Venezuela 2025, Andrea del Val, po bën xhiron e internetit në orët e fundit.
Në video, ajo denoncon se është sulmuar brutalisht nga stilisti i njohur Giovanni Laguna brenda një hoteli në Kanë.
29-vjeçarja shfaqet në video me gjak që i rrjedh nga fytyra, ndërsa filmon me telefonin e saj dhomën e hotelit, e cila duket në gjendje kaosi, me mobilie dhe sende të shpërndara në dysheme.
Në të njëjtën video shihet edhe stilisti 33-vjeçar i ulur në dhomë, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, thotë:
“Shikoni çfarë më bëri Giovanni Laguna. Urime Giovanni, këtë doja, që t’u tregoje të gjithëve se kush je në të vërtetë.”
Videoja e publikuar nga modelja 29-vjeçare:
Sipas mediave ndërkombëtare, klientë të hotelit luksoz njoftuan policinë pasi dëgjuan britma, goditje dhe zhurma të forta që vinin nga dhoma.
Andrea del Val raportohet se mori menjëherë ndihmë mjekësore për plagët e saj, ndërsa pak më vonë u publikua edhe një video ku shihen policë duke shoqëruar Giovanni Laguna jashtë hotelit në Kanë.
Deri tani, autoritetet franceze nuk kanë njoftuar nëse janë ngritur akuza, ndërsa çështja mbetet ende nën hetim.
Giovanni Laguna prej vitesh është aktiv në industrinë e modës dhe konkurseve të bukurisë në Amerikën Latine, ndërsa që nga viti 2023 mban postin e drejtorit kreativ të Miss Universe Colombia.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)