play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Kryeministria: Rikthehen në funksion faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit

today19/07/2022

Background
share close

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion, pas sulmit kibernetik që i mbylli përkohësisht shërbimet publike online.

Kryeministria njofton se ato janë rikthyer në funksion të plotë pas 12 orësh, ndërsa po ashtu që prej ditës së djeshme (18 korrik) funksionojnë edhe faqet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Kryeministria bën me dije se kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve ndaj sulmit kibernetik po ecën me ritme të shpejta dhe se po rikthehemi në normalitet, duke siguruar se sistemet qeveritare kanë dalë të paprekura.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri me dije më 17 korrik se si pasojë e një sulmi kibernetik, shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare do të mbyllen përkohësisht. Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre sulmeve.

 Njoftimi i plotë i Kryeministrisë:

Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh pa pushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.  Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:

–           Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

–           Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

–           Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;

–           Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.

Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.

Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.

Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *