play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sulmet kibernetike janë terrorizëm! Kodi Penal propozon ndëshkim me 20 vite burg

today19/02/2024

Background
share close

Me propozimet e reja për ndryshime në Kodin Penal, sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike, shpërndarja e viruseve ose e “Maleware”, “Softwere-ve” të dëmshëm, hacking dhe hyrja e paligjshme në sisteme klasifikohen si një vepër penale e emërtuar “Terrorizëm Kibernetit”.

Në këtë vepër penale përfshihen edhe sulmet D-DOS, vjedhja e të dhënave të ndjeshme si dhe anonimëzimi për të fshehur identitetin për të vepruar në dëm të sigurisë publike me shkaktimin e dëmeve të rënda.

Propozimi i ndëshkimit për të përfshirët në “Terrorizëm Kibernetit” është 20 vite burg.

Krahas ndryshimit të kodit penal në Komisionin e Ligjeve nisi diskutimi projekt ligjit për “Sigurinë Kibernetike”.

Ndryshimet e propozuara synojnë  përcaktimin e kornizës së nevojshme ligjore për sigurinë kibernetike me qëllim arritjen e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar.

Risitë e projektligjit lidhen me subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre.

“Çfarë bëni ju kur ndodh një sulm apo dilni konferenca shtypi? Kush është përgjegjësia juaj?”, tha Pandeli Majko.

“Nuk ka në botë siguri kibernetike 100%“, tha Igli Tafa.

Projektligji parashikon edhe ngritjen e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar, siç është Qendra Kombëtare Operacionale e Sigurisë Kibernetike. Pasjen e një strukture për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *