Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/05/2025
Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë “autorizuar të ndërmarrin veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë.
“Në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, Pakistani rezervon të drejtën për t’u përgjigjur, në vetëmbrojtje, në një kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë për t’u hakmarrë për humbjen e jetëve të pafajshme pakistaneze dhe shkeljen flagrante të sovranitetit të saj”, thuhej në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.
“Këto sulme të paprovokuara dhe të pajustifikuara synuan qëllimisht zonat civile, me pretekstin e rremë të pranisë së kampeve terroriste imagjinare, duke rezultuar në martirizimin e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile, përfshirë xhamitë”, shkruhej në deklaratë
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)