play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Europa

Sulm kibernetik në Francë, hakerat çaktivizojnë frigoriferët e supermarketeve dhe shkaktojnë dëme të mëdha

today13/10/2026

Background
share close

Një sulm kibernetik i pazakontë dyshohet se ka goditur sektorin e supermarketeve në Francë, duke vënë në shënjestër sistemet e ftohjes në qindra pika shitjeje në të gjithë vendin. Sipas raportimeve, incidenti ka shkaktuar humbje të konsiderueshme të produkteve ushqimore dhe dëme ekonomike që vlerësohen në dhjetëra miliona euro.

Sulmi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës mes 11 dhe 12 tetorit, kur persona të paidentifikuar kanë depërtuar në sistemet që kontrollojnë frigoriferët dhe dhomat e ngrirjes. Ndryshe nga sulmet tradicionale kibernetike, ku objektivi është vjedhja e të dhënave ose kërkimi i një shpërblimi financiar, në këtë rast autorët dyshohet se kanë manipuluar nga distanca termostatet, duke aktivizuar procesin e shkrirjes së pajisjeve.

Si pasojë e ndërhyrjes, temperaturat në vitrinat frigoriferike dhe në dhomat e ngrirjes raportohet se janë rritur ndjeshëm, duke rrezikuar sigurinë e produkteve ushqimore të ruajtura.

Problemi u konstatua në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur punonjësit mbërritën në dyqane dhe zbuluan përmasat e dëmeve. Akulloret ishin shkrirë, mishi nuk plotësonte më kushtet e nevojshme të ruajtjes, ndërsa sasi të konsiderueshme perimesh dhe produktesh të bulmetit dyshohet se duhej të hidheshin.

Sipas rindërtimeve paraprake, sistemet e ftohjes kanë qëndruar jashtë funksionit për disa orë. Kjo ndërprerje mund të ketë shkaktuar dëme të parikuperueshme në zinxhirin e ftohjes, duke i bërë shumë produkte të papërshtatshme për konsum.

Humbjet nuk lidhen vetëm me vlerën e produkteve të dëmtuara, por edhe me kostot e pastrimit, rikthimit të sistemeve në funksion dhe ndërprerjen e aktivitetit në pikat e prekura.

Hetimet për të zbardhur sulmin

Autoritetet pritet të përcaktojnë se si është realizuar depërtimi në sistemet e kontrollit të pajisjeve frigoriferike dhe nëse sulmi ka prekur disa rrjete supermarketesh në mënyrë të koordinuar.

Një nga çështjet kryesore të hetimit është identifikimi i dobësive të mundshme në sistemet dixhitale që menaxhojnë pajisjet e ftohjes, si dhe përcaktimi i përgjegjësve për incidentin.

Nëse konfirmohen dyshimet, rasti do të nxirrte në pah rreziqet që paraqesin sulmet kibernetike ndaj sistemeve industriale dhe pajisjeve të lidhura me internetin, ku një ndërhyrje në distancë mund të shkaktojë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike dhe të ndikojë në sigurinë ushqimore.

Deri në publikimin e rezultateve të hetimeve, mbetet e paqartë shkalla e plotë e dëmeve dhe mënyra e saktë se si është kryer sulmi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *