play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

‘Stella Stellina’, Ermal Meta prek me këngën në Sanremo, u dedikohet fëmijëve në Gaza

today25/02/2026

Background
share close

I magjepsur nga shikimi i një vajze të vogël nga Gaza dhe i frymëzuar nga një ninullë për vajzën e tij, Ermal Meta u ngjit mbrëmë në Festivalin e Sanremos 2026 me këngën “Stella Stellina”.

Stella Stellina” është një këngë për të gjitha fëmijët e shkatërruar nga lufta. Një melodi e ëmbël që bie ndesh me ashpërsinë e temës së luftës.

Ajo që ra në sy gjatë performancës, ishte emri ‘Amal’ i qënndisur në jakën e këmishës së tij. Amal nuk është vetëm një vajzë e vogël, por një emër që bëhet simbol i viktimave të vogla të pafajshme të Gazës.

Në rrjetet sociale, kantautori shpjegon: “Protagonistja e ‘Stella Stellina’ është një vajzë e vogël pa emër, por ndoshta i ka të gjithë emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, kujt i intereson, ndoshta asgjë, ndoshta gjithçka. Bija të askujt, bija të të gjithëve.”

Kjo nuk është hera e parë që artisti i njohur trajton tema të ndjeshme në këngët e tij. Pas “Vietato morire”, kushtuar dhunës në familje, dhe fitores së tij në Festivalin e Sanremos 2018 përkrah Fabrizio Moros me “Non mi avete fatto niente”, ai është rikthyer me një këngë që prek një temë të ashpër në çështjet aktuale

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *