Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/12/2025
Kryeministri britanik, Keir Starmer, i ka bërë thirrje oligarkut rus Roman Abramovich që të përmbushë menjëherë angazhimin e tij për viktimat e luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se në të kundërtën qeveria do ta çojë çështjen në gjykatë.
Abramovich, i cili është ish-pronar i klubit të futbollit Chelsea, kishte premtuar në vitin 2022 se 2.5 miliardë paund nga shitja e klubit do të shkonin për ndihmë ndaj viktimave të pushtimit rus. Megjithatë, fondet vazhdojnë të mbeten të ngrira në një bankë britanike për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e përdorimit të tyre.
Starmer, duke folur në Parlament, tha: “Mesazhi im për Abramovich është i qartë: ora po troket. Respekto angazhimin që ke bërë dhe paguaj tani. Nëse jo, ne jemi të përgatitur të shkojmë në gjykatë për të siguruar që çdo qindarkë të arrijë tek ata që u janë shkatërruar jetët nga lufta e paligjshme e Putinit.”
BBC shkruan se sipas Thesarit britanik, nga fondet nuk mund të përfitojnë Abramovich apo ndonjë individ tjetër i sanksionuar, por duhet të shkojnë ekskluzivisht për kauza humanitare në Ukrainë. Ministrja e Financave, Rachel Reeves, e cilësoi të papranueshme që një shumë kaq e madhe të mbetet e ngrirë ndërkohë që populli ukrainas ka nevoja urgjente.
Abramovich, i cili ka ndërtuar pasurinë e tij në industrinë e naftës dhe gazit, u lejua të shiste Chelsea-n vetëm pasi mori një licencë të posaçme, me kusht që të mos përfitonte personalisht nga shitja. Ai ka mohuar akuzat për lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Autoritetet britanike i kanë dhënë Abramovich 90 ditë afat për të vepruar, përpara se të ndërmarrin veprime ligjore. Ndërkohë, Bashkimi Evropian pritet të shqyrtojë propozimet për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur buxhetin dhe nevojat e mbrojtjes së Ukrainës, një nismë që Moska e kundërshton ashpër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)