play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Spitali i parë për kafshët në Tiranë

today28/05/2025

Background
share close

Katër mjekë veterinerë kanë ngritur në Tiranë spitalin e parë të kafshëve.

Ndërkohë që aktualisht janë 54 veterinerë, ata vizitojnë dhe japin shërbim çdo ditë për afro 100 kafshë me probleme të ndryshme, ndërsa në spital ka kapacitet për të qëndruar të shtruar më shumë se 40 prej miqve më të mirë të njerëzve.

Kryeministri, veç humanizmit dhe kujdesit shëndetësor, ndalet të vlerësojë dhe akitekturën e spitalit të kafshëve shtëpiake.

“Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. Mund të bëhet një film i tërë për këtë sipërmarrje kam admiruar punën, ambicien edhe shijen që sigurisht është meritë e arkitektit, krenari e madhe të mendosh që ky spital veterinar gjendet në Shqipëri. Jam i bindur që kush e sheh në fotografi e ka të vështirë ta besojë qe gjendet në Shqipëri, por nga ana tjetër, jam po kaq i bindur që nuk është rastësisht në Shqipëri dhe rastësisht në Tiranë ky spital veterinar që çunat më thanë është më i madhi në Ballkan, po unë besoj që duhet të jetë ndër më të bukurit në botë për këtë shërbim”.

Rama e quan këtë iniciativë dhe një kontribut për qytetin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *