Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka refuzuar propozimin e NATO-s që vendet anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, duke e quajtur këtë ide “jo vetëm të paarsyeshme, por edhe joproduktive”.
Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Sanchez kërkon një formulë që e bën objektivin opsional ose që i jep të drejtë Spanjës të përjashtohet nga ky detyrim.
Në letër thuhet gjithashtu se objektivi prej 5% do të dëmtonte përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një industri të pavarur të mbrojtjes, duke shtyrë vendet anëtare të blejnë pajisje ushtarake jashtë bllokut.
Aktualisht, Spanja shpenzon vetëm rreth 1.3% të PBB-së për mbrojtje, shumë më pak se objektivi ekzistues i NATO-s prej 2%.
Nga ana tjetër, Mark Rutte ka kërkuar që vendet anëtare të bien dakord për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Disa vende të NATO-s kanë shprehur gatishmëri për ta përmbushur objektivin, ndërsa Italia ka kërkuar që afati të shtyhet deri në vitin 2035.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)