Dita e sotme, 21 qershor shënon ditën që do të përjetojmë solsticin veror, ditën ku zyrtarisht ndihemi në verë! Kjo është dita më e gjatë e vitit, ku dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, respektivisht 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.

Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.

Ndërkohë, në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit.