Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Paris Saint Germain do të synojë një tjetër trofe pas Champions League të fituar në maj përballë Arsenal.
Skuadra franceze do të luajë sot prej orës 21:00 në Salzburg finalen e Superkupës së Europës sërish me një skuadër angleze, me Aston Villa që mori Europa League sezonin e kaluar.
Luis Enriques që ka fituar 9 trofe në dy sezonet do të sfidohet nga Unai Emery që ka qenë i suksesshëm në arenën kontinentale.
“Për të gjithë ekipet, të fitosh një trofe Europian është e rëndësishme. Të shkojmë se si do të luajnë të dy ekipet”, tha Enrique.
“Jemi duke luajtur në finalen e Superkupës sepse kemi fituar atë të Europa League dhe ndihem mirë, i lumtur, por edhe shumë kërkues ndaj vetes, madje edhe më shumë se në vitet e kaluara”, tha Emery.
Të 2 ekipet që kanë mungesa u takuan në çerekfinalet e Champions League në 2025, ku Paris Saint Germain kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 5 – 4.
PSG është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit Europiane ndaj skuadrave angleze, 9 fitore dhe 1 barazim. Ndeshja do të gjykohet nga somalezi Omar Artan, i cili nuk u lejua të gjykonte në Botëror.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)