play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Sonte është nata e “superhënës luleshtrydhe”, ja çfarë nënkupton fenomeni që do t’iu mahnisë

today14/06/2022

Background
share close

4 Js213061755

Pak përpara mesnatës së sotme, në orën 23:00, në qiell do të shfaqet ajo që njihet si “hëna luleshtrydhe”.

NASA ka lajmëruar se kjo do të krijojë mundësinë që nga toka të dallohen krateret dhe relievet malore të hënës, nëse përdoret një teleskop i mirë.

Mbrëmjen e sotme hëna e plotë e qershorit, e njohur si “Hëna Luleshtrydhe”, do të jetë në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës, çka do ta bëjë atë të duket si një super hënë për nga madhësia.

Superhënat duken më të ndritshme dhe më të mëdha nga Toka, duke ofruar një pamje spektakolare nëse qielli është i pastër.

Mbremjen e së martës hëna do të jetë në një largësi 357.657 kilometra nga Toka, largësi kjo që është 25.749 kilometra më afër se distanca e saj mesatare.

Hëna sot pritet gjithashtu të jetë 10 përqind me më shumë ndriçim krahasuar me reflektimin e saj të zakonshëm.

Por çfarë është një “Hënë luleshtrydhe”?

“Hëna luleshtrydhe” as nuk ka pamjen e një luleshtrydheje dhe as nuk ka ngjyrën e saj. Kuy emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset native amerikane. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”: Ky emër “Hëna luleshtrydhe” është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibëe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që në qershor janë gati për tu mbledhur.

Kjo do të jetë e para nga tre superhënat e verës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *