play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Sonte, derbi iberik për një vend në çerekfinale

today06/07/2026

Background

Portugalia përballet sot me Spanjën në fazën e 1/8 të Botërorit. Portugezët kaluan Kroacinë duke e mundur 2–1 dhe synojnë çerekfinalen për herë të dytë radhazi. Janë në formë të mirë, 12 fitore në 17 ndeshjet e fundit.

Spanja mposhti Austrinë 3–0 pa i lejuar asnjë goditje në portë. Derbi i fundit iberik u zhvillua vitin e kaluar, ku Portugalia fitoi finalen e Ligës së Kombeve pas penalltive.

“Natyrisht, të gjithë jemi këtu me shpresën për ta fituar, veçanërisht unë. Në çdo turne hyj me synimin për ta fituar. Por e dimë se mund të ketë vetëm një fitues. Nuk mund të ketë dy apo tre. Prandaj duhet të shijojmë momentin dhe të mos mendojmë shumë për të ardhmen; ta marrim çdo ditë ashtu siç vjen”, deklaroi Ronaldo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të ndalen këtu, por të ecin sa më larg në Botërorin që po e luajnë në shtëpi. Përballë do të kenë Belgjikën, që eliminoi Senegalin me përmbysje. Në përballjet e mëparshme, përfaqësuesja amerikane ka fituar vetëm 1 ndeshje në Botërorin e 1930, ndërsa 6 ndeshjet e tjera janë suksese të asaj belge.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *