Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Llogaritë e Grupit L janë të hapura para ndeshjeve të fundit të kësaj faze në Kupën e Botës. Anglia dhe Gana kanë një marsh më shumë pasi numërojnë 4 pikë, ndërsa Kroacia luan fatin e saj për të qenë në raundin tjetër të kompeticionit. Skuadra e Zlatko Daliç mund të përfundojë në çdo pozicion, nga i pari deri në të tretin, duke e bërë llogarinë e grupit jashtëzakonisht interesante. Vendimi final do të jepet pas përballjeve vendimtare, ku Kroacia luan ndaj Ganës, ndërsa Anglia përballet me Panamanë.
Një triumf në ndeshjen e fundit do t’i siguronte Kroacisë vendin e dytë në grup dhe kalimin direkt në fazën eliminatore, pa pasur nevojë për llogaritje të tjera. Një pikë do ta çonte Kroacinë në kuotën e katër pikëve, çka mund të ishte e mjaftueshme për t’u renditur mes tetë ekipeve më të mira të vendeve të treta.
Pavarësisht këtyre skenarëve, Kroacia mbetet në një pozitë ku gjithçka varet nga vetja. Një paraqitje e fortë ndaj Ganës do të mjaftonte për të mbyllur çdo diskutim dhe për të siguruar vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. “Vatrenët” vazhdojnë të jenë në garë dhe fati i tyre mbetet ende në duart e tyre.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)