Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, Mike Waltz, ka marrë përgjegjësinë e plotë për skandalin e sigurisë ku planet e sulmit të Jemenit u diskutuan në një platformë jo zyrtare e madje në grupin e komunikimit u ftua gabimisht dhe një gazetar.
Komentet e Waltz erdhën një ditë pasi Jeffrey Goldberg, kryeredaktor i Atlantic, zbuloi se ai u shtua në një grup në Signal, një aplikacion privat i mesazheve, që përfshinte zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth, sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe figura të tjera të profilit të lartë.
Gjatë intevistës me moderatoren e Fox News, Laura Ingraham, Waltz pranoi përgjegjësinë për krijimin e grupit Signal, megjithëse vazhdoi të shmangte fajin, ofendoi Goldberg dhe tha se nuk mund të shpjegonte se si kishte ndodhur gabimi.
“Është e turpshme, po. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Por unë mund t’ju them, mund t’ju them për 100%, nuk e njoh këtë djalosh. Ai është pjesë e një llumi gazetarësh dhe që urren presidentin. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin por tanimë detyra ime është të sigurohem që gjithçka të jetë e koordinuar”, është shprehur këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.
Kur Waltz u pyet nga moderatorja Ingraham se përse numri i Goldberg ishte në telefonin e tij në fillim, ai nuk ofroi asnjë provë se si Goldberg mund të kishte përfunduar “qëllimisht” në grup.
“A keni pasur ndonjëherë kontaktin e dikujt që tregon emrin e tij dhe më pas keni numrin e dikujt tjetër atje?” “Tani, nëse ai e bëri atë qëllimisht ose ndodhi me mjete të tjera teknike, është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë”, tha Waltz.
Waltz sugjeroi që manjati i teknologjisë dhe shefi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, Elon Musk mund të jetë në gjendje të ndihmojë Shtëpinë e Bardhë të kuptojë se çfarë ka ndodhur.
Gjatë një konference me gazetarët, Trump i tha reporterëve se ai as që e ka idenë se çfarë ky aplikacion bën, apo si funksionon, edhe pse ai mendon se shumë grupe, përfshi ushtrinë dhe mediat, e përdorin për të komunikuar.
Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se nuk kishte asnjë informacion të klasifikuar të shpërndarë në mesazhe.
Biseda përmbante diskutime aktive rreth operacioneve ushtarake të SHBA-ve në Jemen, duke përfshirë plane të detajuara për armët, kohën e goditjes dhe objektivat. Drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe drejtorja e Komunitetit Kombëtar të Zbulimit, Tulsi Gabbard të dy pjesë e bisedës në aplikacioni Signal, dëshmuan para Komitetit të Zbulimit të Senatit se nuk ishte shpërndarë asnjë material i klasifikuar.
Zbulimi i jashtëzakonshëm shkaktoi zemërim dhe mosbesim në mesin e ekspertëve të sigurisë kombëtare dhe bëri që demokratët dhe disa prej kolegëve republikanë të bënin thirrje për hetim të thellë të asaj që ata e përshkruan si një shkelje të madhe të sigurisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)