play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Skandal në US Open/ Puthjet në buzë dhe prekjet intime të tenistes 16-vjeçare “trondisin” rrjetin

today31/08/2022

Background
share close

640 0 630f05e3d852c

Bota e tenisit pati një reagim të jashtëzakonshëm ditën e sotme, pasi një video qarkulloi në rrjetet sociale, menjëherë pas fitores së tenistes 16-vjeçare çeke Sara Bejlek për t’u kualifikuar në US Open.

Bejlek u kualifikua për turneun e saj të parë Grand Slam duke mposhtur një numër kundërshtarësh, ku e fundit në radhë ishte Heather Watson nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas fitores së adoleshentes çeke ndaj Watson, kamerat kapën dy burra, të identifikuar më pas si babai dhe trajneri i Bejlek duke festuar me të.

Por, përqafimi me të dy burrat pas triumfit të arritur do të kthehej në lajmë dite, pasi ata u panë duke e përkëdhelur 16-vjeçaren në të pasmet e saj, me babain që shkoi edhe më tepër se aq, duke e puthur në buzë.

 

 

Teksa në rrjetet sociale i është bërë thirrje Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (WTA) që të hetojë incidentin, Bejlek ndau mendimin e saj për rastin.

“Sigurisht që e pashë videon. Ishte një reagim spontan i të gjithë ekipit. Ne u gëzuam. Me siguri mund të duket e papërshtatshme dhe e pakëndshme për disa, por ne e kemi diskutuar tashmë me ekipin. Nuk do të ndodhë më”, u tha Bejlek gazetarëve.

Më pas tentistja premtuese shtoi: “Babi është babai im dhe do të jetë gjithmonë. Dhe unë e njoh trajnerin që kur isha 8 vjeçe. Ai më masazhon”, shtoi ajo.

“Nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do të merrej me të. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë e komentojnë. Por siç them unë, ne folëm dhe nuk do të ndodhë më.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%