Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Princi William dhe Kate Middleton treguan si rrallëherë dashurinë në publik të mërkurën në një ndeshje bamirësie poloje në Windsor.

Dukesha e Kembrixhit përqafoi burrin e saj dhe i dha një puthje të ëmbël në faqe pasi ekipi i tij fitoi turneun. Çifti i lumtur u larguan nga fusha me krahët e mbështjellë rreth shpinës së njëri-tjetrit.

Middleton dukej elegante me një fustan nga Emilia Wickstead, ndërsa William kishte veshur uniformën e tij polo të bardhë dhe marine. Para fitores së madhe, Princi mbërriti me një palë xhinse të bardha dhe një këmishë blu.
Familjarët më pas u fotografuan me trofeun e kampionatit teksa qeshnin dhe festonin turneun e suksesshëm – që mblodhi mbi 1 milion dollarë për bamirësi.

Kohët e fundit çifti mbretëror u zhvendos nga Londra për në Windsor, në mënyrë që të jenë më afër familjes dhe të plotësojnë nevojat e fëmijëve të tyre në rritje. Për më tepër, thuhet se kjo lëvizje do ta ndihmojë gjithashtu William-in të përgatitet për rolin e tij si Mbreti i ardhshëm i Anglisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)