Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sipas rezultateve paraprake të bëra të ditura nga Komisioni Zgjedhor, Unioni CDU/CSU kryeson rezultatet e votimeve me 28,52% të votave. E dyta renditet AfD me 20,80%. Pastaj Socialdemokratët e SPD me 16,41% të votave, Të Gjelbrit kanë marrë 11,61% të votave. E Majta ka shtuar votat duke arritur në 8,77%. Kurse jashtë Bundestagut mbetet FDP me 4,33% dhe Aleanca Sahra Wagenknecht me 4,97%.
Rezultatet e zgjedhjeve për Bundestagun u pritën me ndoqën me shumë vëmendje edhe jashtë Gjermanisë. Urimet për CDU/CSU vijnë kryesisht nga kampi i djathtë dhe konservator jashtë vendit, por edhe nga politikanë të tjerë
Nga vendi fqinj, Austria uroi AfD-në kreu i partisë populiste austriake, FPÖ, Herbert Kickl. “Në barrierën mbrojtëse të partive të bërë njësoj […] ka që sot një çarje të madhe.” Njerëzit nuk duan më paternalizëm, imigrim masiv të paligjshëm dhe komunizëm klimatik. FPÖ e Kickl u bë partia më e fortë në zgjedhjet austriake në shtator 2024 me një 26 përqind, por negociatat e koalicionit deri më tani kanë dështuar.
Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa uroi Friedrich Merz për fitoren e tij në zgjedhjet federale. Costa u shpreh në platofrmën X se ai gëzohej për bashkëpunimin e ngushtë me të për ta bërë Evropën më të fortë, më të suksesshme dhe më autonome: “Këto mund të jenë kohë sfiduese. Por unë e di se, si në të kaluarën, Bashkimi Evropian do të japë rezultate dhe do të dalë më i fortë”.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu Friedrich Merz-it ” nga CDU/CSU urime” për fitoren e tij “të qartë” në zgjedhje. Kreu konservator i qeverisë izraelite vazhdoi të shkruante në X: “Gëzohem të punoj ngushtë me qeverinë tuaj të ardhshme”, sidomos “për të përforcuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona.”
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është vetë nën presion politik brenda vendit, shkroi se foli me fituesin e zgjedhjeve Merz në mbrëmje dhe e uroi atë, siç shkroi në X. Ai u shpreh se këmbu mendime edhe me kancelarin aktual Olaf Scholz (SPD) dhe shprehu miqësinë ndaj tij. “Ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur gjëra të mëdha së bashku për Francën dhe Gjermaninë dhe për të punuar drejt një Evrope të fortë dhe sovrane.”
Urime erdhën për Unionin CDU/CSU edhe nga Britania e Madhe. Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi në platformën X se gëzohej të punonte me qeverinë e re federale. Bëhet fjalë për “thellimin e marrëdhënieve tona tashmë të ngushta, përmirësimin e sigurisë sonë të përbashkët dhe rritjen ekonomike për të dy vendet”, tha politikani laburist. “Urime të përzemërta, Friedrich Merz për suksesin zgjedhor dhe mandatin qeveritar!”, shkroi kryeministri socialdemokrat i Norvegjisë Jonas Gahr Støre. “Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Norvegjisë në Evropë”./DW
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)