play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023, sipas “Travel of Path”

today27/01/2023

Background
share close

Ka disa muaj që Shqipëria lakohet në artikuj të ndryshëm të huaj për lehtësitë e të punuarit si nomadë dixhitale.

Gjithashtu, qeveria shqiptare i ka dhënë vëmendje pikërisht kësaj kategorie që po shtohet edhe në vendin tonë, nëpërmjet një drafti të përfshirë në Axhendën Dixhitale 2022-2026.

Së fundmi një artikull e liston vendin tonë si më të mirin në Europë për nomadët amerikanë.

Sipas Travel of Path, Shqipëria po i rritet popullariteti si qendra kryesore nomade dixhitale në kontinent për vitin 2023: punonjësit e largët nga SHBA po vërshojnë drejt këtij vendi.

Evropa është destinacioni i preferuar për nomadët amerikanë që kërkojnë një cilësi më të mirë jetese dhe kulturë, veçanërisht vendet perëndimore si Spanja dhe Italia, por tani që po përballen me kriza energjetike dhe çmime në rritje, vëmendja ka filluar dalëngadalë të zhvendoset nga Perëndimi në Lindje.

Për fat të mirë si për nomadët dixhitale ashtu edhe për udhëtarët me buxhet, Shqipëria nuk ka pasur shumë probleme ekonomike dhe ka mbajtur qëndrim të vendosur kundër burokracive të panevojshme të vizave:

Shqipëria po rritet me popullaritet

Nga të gjitha vendet europiane që ofrojnë leje afatgjata, ajo që po kryeson në këtë garë është Shqipëria, një shtet ballkanik i padëgjuar më parë, që ishte jashtë kufijve për turistët deri në fillim të viteve nëntëdhjetë. Arsyeja për këtë ishte një regjim komunist që përfundimisht u rrëzua ndërsa lëvizjet pro-demokracisë përparuan në të gjithë Europën.

Shumë pak të huaj u lejuan të hynin në Shqipëri – dhe një numër akoma më i vogël shqiptarësh u lejuan të largoheshin – pasi diktatura siguronte që vendi të mbetej i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Ndërkohë, konkurrentë të tjerë mesdhetarë lulëzuan si qendra turistike, duke mos i lënë Shqipërisë, – që u hap pas viteve 90- asnjë alternativë veçse të përpiqej në mënyrë të ngadaltë dhe të arrinte në modernizimin e ekonomisë së saj.

Tridhjetë vjet që nga demokratizimi, vendi ka evoluar shumë që nga dekada e parë postkomuniste, ku ishte e rrënuar nga skemat piramidale jo të besueshme dhe anarkia që mbizotëroi në atë kohë. Ajo mund të mos jetë aq e zhvilluar sa disa nga fqinjët e saj më të afërt, përkatësisht Kroacia apo Greqia, por po ecën në një rrugë mbresëlënëse drejt rimëkëmbjes që shumë në elitën europiane mund ta ëndërronin.

Sipas të dhënave të publikuara si nga Instat ashtu edhe nga Eurostat, gjatë vitit 2022 në Shqipëri kishte pothuajse 3.6 milionë qëndrime, një rritje prej 22.8 për qind nga viti 2021, në kontrast të plotë me Bashkimin Europian, i cili ka regjistruar një rritje mesatare prej 5.6 për qind.

Në thelb, Shqipëria pati rritjen më të lartë të qëndrimeve në të gjithë kontinentin vitin e kaluar, e ndjekur nga Serbia (21.3%). Pesë hyrjet e tjera kryesore, Danimarka (12.3%), Islanda (5%) dhe Norvegjia (2.5%), të gjitha shënuan rritje më pak se mbresëlënëse. Në total, 7.1 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2022, duke tejkaluar me 17% vitin rekord të 2019-ës.

Është e lirë

Vendi shtrihet në të njëjtën vijë bregdetare të Adriatikut të ndarë nga Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia Perëndimore, përballë me Italinë dhe krenohet me të njëjtin mot dhe natyrë mesdhetare, dhe pavarësisht se është i rrethuar nga të gjitha anët nga destinacionet turistike të njohura botërore – që janë shumë të shtrenjta – është jashtëzakonisht e lirë.

Duke krahasuar koston e jetesës midis kryeqyteteve kryesore në rajonin e Ballkanit, çmimet e konsumit në Tiranë, Shqipëri janë:

5.2% më e ulët se Beogradi, Serbi

6.7% më e ulët se Bukuresht, Rumani

11.7% më e ulët se Sofja, Bullgari

21.7% më e ulët se Zagrebi, Kroaci

26.1% më e ulët se Ljubljana, Slloveni

32.6% më e ulët se Athina, Greqi

Për të jetuar në mënyrë komode si një nomad dixhital në Tiranë, me njëfarë niveli luksi, amerikanëve u duheshin mesatarisht 2452 dollarë në muaj. Kjo përfshin marrjen me qira të një apartamenti të mobiluar plotësisht me vendndodhje qendrore, ngrënien e shpeshtë në restorante të nivelit të mesëm, mallra ushqimore dhe udhëtime të fundjavës në vijën bregdetare të mbushur me resorte. Në Nju Jork, do t’ju duhet të buxhetoni të paktën 9,000 dollarë amerikanë për të mbrojtur të njëjtat standarde jetese ose më të larta që mund të gëzonit në Shqipëri duke shpenzuar afërsisht 70% më pak.

Jo burokraci kufitare

Përveç përballueshmërisë së saj, Shqipëria është gjithashtu e hapur për turizmin dhe biznesin si zakonisht, pasi ka hequr të gjitha kërkesat e hyrjes në Covid dhe duke ofruar qëndrime njëvjeçare pa burokraci – domethënë kur je shtetas amerikan. Pra, amerikanët mund të zhvendosen në Shqipëri deri në dymbëdhjetë muaj pa viza, një privilegj që nuk u jepet kanadezëve apo edhe europianëve.

Me një politikë kaq të lehtësuar hyrjeje dhe rrugë të lehtë drejt qëndrimit të përhershëm, nuk është për t’u habitur që shumica e nomadëve do ta renditnin Shqipërinë si vendin e tyre numër një të ëndrrave për një “punë” afatgjatë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *