play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë fenomenin e rrallë, dy planetë në të njëjtën orbitë

today20/07/2023

Background
share close

Shkencëtarët zbulojnë fenomenin e rrallë, dy planetë “shfaqen” në të  njëjtën orbitë – Abc News

Dy planete duket se ndajnë të njëjtën orbitë rreth yllit të tyre, sipas vëzhgimeve të fundit nga astronomët.

Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh që një lidhje e tillë ekzistonte por nuk kishin asnjë provë për ta konfirmuar deri më tani.

Duke përdorur një teleskop në Kili, ekipi i shkencëtarëve zbuloi një re në të njëjtën orbitë si një planet që rrotullohet rreth këtij ylli, 370 vite dritë larg në yjësinë Centaurus. Ata dyshojnë se ai është ose një planet në formim ose mbetjet e një planeti që ekzistonte dikur.

Sistemi, i quajtur PDS-70, dihej tashmë se kishte dy ekzoplanetë gjigantë gazi në proces formimi. Tani, vëzhgimet kanë zbuluar se në orbitën e PDS-70b ka edhe një re pluhuri, e cila është ende në fazën e formimit dhe ka dyfishin e masës së Hënës sonë.

Nëse konfirmohet, zbulimi do të forconte një teori se Toka dikur ndante të njëjtën orbitë me një objekt të madhësisë së Marsit që më vonë u përplas me të për të formuar hënën. Hëna mendohet të jetë formuar rreth 50 milionë vjet pas lindjes së sistemit diellor, nga mbeturinat e përplasjes midis një trupi të ngjashëm me Marsin (Theia) dhe Tokës.

Ekipi do të vëzhgojë përsëri sistemin në vitin 2026, për të parë nëse PDS-70c po lëviz në harmoni me renë.

Vëzhgimet do të na ndihmojnë të kuptojmë jo vetëm formimin e ekzoplaneteve, por edhe formimin e sistemeve të tëra yjore, raporton Associated Press.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *