Mesfushori i Kombëtares U-21, Etnik Brruti, ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Hajduk Splitit në kampionatin kroat.

I aktivizuar si titullar, 22-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 9-të të takimit ndaj Osijekut.

Përveç golit të shënuar, Brruti zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive gjatë gjithë sfidës, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga platforma “Sofascore”.