Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka përsëritur qëndrimin e tij se tani është koha për propozime konkrete nga Moska dhe Kievi për t’i dhënë fund luftës, ndërsa paralajmëroi se SHBA do të tërhiqen si ndërmjetës nëse nuk ka përparim.
Sipas Rubios nëse nuk ka përparim në bisedime atëherë SHBA do të tërhiqet për t’u fokusuar në çështje të tjera. Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, diplomati amerikan John Kelley fajësoi Rusinë për bombardimet e vazhdueshme, duke thënë se po shkakton humbje të panevojshme jetësh, përfshirë civilë të pafajshë dhe theksoi se nëse të dyja palët janë të gatshme t’i japin fund luftës, Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin plotësisht.
“Shikoni Bjellorusinë këtë verë, Rusia po përgatit diçka atje nën maskën e ushtrimeve ushtarake. Kështu fillojnë zakonisht sulmet e saj të reja. Por ku këtë herë? Nuk e di. Ukrainë? Lituani? Poloni? Por të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Të gjitha institucionet tona janë të hapura për bashkëpunim”, tha Zelensky.
Bjellorusia do të zhvilloje stërvitjet ushtarake Zapad 2025 me forcat ruse, pjesë e një serie të gjatë stërvitjesh që mbahen çdo dy vjet që nga viti 2009. Ndërkaq dronët rusë sulmuan qytetin e Kharkivit në Ukrainë duke plagosur 45 persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Banorët u mblodhën në rrugë pas sulmit, ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të shuar zjarret e shkaktuara nga dronët.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)