play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

SHBA-ja pezullon ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën

today05/03/2025

Background
share close

Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, tha drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe.

Njoftimi vjen pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën. Ratcliffe konfirmoi se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.

“Presidenti Trump kishte një pyetje të vërtetë nëse presidenti Zelensky ishte i angazhuar për procesin e paqes”, tha Ratcliffe për Fox News.

Ratcliffe tha se pezullimi “në frontin ushtarak dhe në frontin e inteligjencës” është i përkohshëm dhe SHBA-ja do të punojë sërish “krah për krah me Ukrainën”. Të martën, Trump deklaroi se Zelensky i tha se Kievi ishte i gatshëm për bisedime me Moskën dhe për finalizimin e marrëveshjes për minerale me SHBA-në, teksa Ukraina po tenton që të tejkalojë përplasjen në Zyrën Ovale.

Zelensky ka tentuar që të përmirësojë raportin me Trumpin, duke shkruar në rrjetet sociale se ishte për “keqardhje” përplasja e tij me udhëheqësin amerikan e duke shtuar se dëshiron që të përmirësojë situatën. Në adresimin e tij në Kongresin amerikan të martën, Trump e lexoi letrën e Zelenskyt.

“Në letër thuhet ‘Ukraina është e gatshme të vijnë në tavolinën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme. Askush nuk e do më shumë paqen sesa ukrainasit’”, tha Trump para ligjvënësve amerikanë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *