play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Shau dhuratën e koleges në Tik-Tok pas lojës “Secret Santa”, e pushojnë nga puna

today26/12/2023

Background
share close

Shumë gjëra mund të mos shkojnë siç duhet te vendi i punës apo evente të ndryshme, një ndër to është dhe tradita e famshme e “Secret Santa Gift”. Personi të cilit po i jep dhuratën mbase nuk do i pëlqejë.

Jeff ka humbur punën pikërisht pas shkëmbimit të dhuratave “Secret Santa”.

Pushimi nga puna erdhi pas një videoje që ai publikoi në Tik Tok ku thoshte: Çfarë është kjo?! Më shumë i ka kushtuar paketimi! (referuar dhuratës që i kishte bërë një kolege zyre)

Ai nuk e hapi dhuratën në zyrë, por e la veten të suprizohej në shtëpi. Duket sikur dhurata e frustroi më shumë se ç’duhej, duke theksuar se nuk do merrte kurrë më pjesë në këtë lojë.

Ishte kolegia e tij që e telefonoi pasi pa videon duke i thënë se këto fjalë mund t’ia thoshte në sy.

“Nëse nuk të pëlqen mos e hidh, sepse ma ka dhënë gjyshja ime para se të ndërronte jetë”, mësohet t’i ketë thënë ajo.

Ndërkohë tek videoja Jeff shprehet: Për një dhuratë të tillë duhet shpenzuar minimalisht 60 dollarë dhe nuk duhet të jetë artikull i sjellë nga shtëpia. Pse ka bërë të kundërtën?!

Kolegia e tij i bëri bllok në të gjitha rrjetet sociale dhe gjërat u përkeqësuan akoma më shumë kur Jeff shkoi në zyrë. Atij i morën çelësin e zyrës dhe i thanë të mblidhte gjërat pasi ishte i pushuar.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *