Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Humbja e Lazios në Kupën e Italisë ka ndryshuar skenarin europian për klubet italiane.
Bardhekaltrit mbeten zyrtarisht jashtë kupave të Europës, ndërsa gara për Champions, Europa League dhe Conference League mbetet e hapur deri në dy javët e fundit të kampionatit. E vetmja skuadër e sigurt është Interi.
Për tre vendet e tjera luftojnë Napoli, Juventusi, Milani, Roma dhe Como, surpriza e sezonit.
Me renditjen aktuale, Napoli, Juventusi dhe Milani do të shkonin në Champions, por diferencat janë minimale dhe çdo ndeshje mund të ndryshojë gjithçka.
Në Europa League aktualisht do të kualifikoheshin Roma dhe Como. Skuadra e drejtuar nga Fabregas po vazhdon ëndrrën europiane dhe mund të ngjitet edhe më lart në klasifikim.
Ndërsa në Conference League, për momentin është Atalanta që mban vendin e fundit europian. Por Bologna ende nuk ka hequr dorë.
Nëse skuadra e Vincenzo Italiano fiton të gjitha ndeshjet dhe Atalanta gabon, gjithçka mund të vendoset në përballjen direkte mes tyre.
Bologna ka nevojë për një fitore të thellë ndaj bergamaskëve për të përmbysur avantazhin e Atalantës. Në Serine A mbetet një finale e vërtetë me llogari të hapura për Europën.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)