play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Sëmundja e rrallë e Ashton Kutcher: Nuk shihja, dëgjoja dhe as ecja

today09/08/2022

Background
share close

Ashton Kutcher – Movies, Bio and Lists on MUBI

Ashton Kutcher ka folur për herë të parë mbi betejën e tij private me një sëmundje të rrallë shëndetësore.

‘Access Hollywood’ ndau një përmbledhje të episodit të ardhshëm të aktorit në ‘Running Wild with Bear Grylls’, gjatë së cilës ai foli mbi sëmundjen autoimune publikisht për herë të parë. “Ashtu si dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit, që sikur më hoqi shikimin, dëgjimin, gjithë ekuilibrin tim,” i tha ai prezantuesit Bear Grylls për gjendjen, e cila përfshin inflamacion i enëve të gjakut.

Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut. Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre atakojnë së paku një organ.

“Më u desh një vit për tu shëruar. Ne nuk i vlerësojmë gjërat derisa nuk i kemi më. Unë nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje të eci përsëri?”

 

 

Në klipin paraprak, 44-vjeçari – i cili ka dy fëmijë me gruan Mila Kunis – vuri në dukje se ai është “me fat që është gjallë” pas betejës shëndetësore teksa tregon se si ka ndikuar në këndvështrimin e tij për jetën.

“Në momentin kur filloni t’i shihni pengesat tuaja si gjëra që janë krijuar për ju, për t’ju dhënë atë që ju nevojitet, atëherë jeta fillon të bëhet argëtuese, apo jo?” tha ai. “Ju filloni të bëni sërf mbi problemet tuaja në vend që të jetoni nën to.”

Episodi i ‘Running Wild with Bear Grylls’ transmetohet i plotë sonte në mbrëmje, 8 gusht, në rrjetin ‘National Geographic’.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%