play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

S’do ta besoni sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney-t dhe Travis

today25/05/2022

Background
share close

Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve, shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana dhe i transportuan të ftuarit me varka me printimet e firmës së famshme.

Travis Barker duke u përshëndetur me Stefano Gabbana-n

Dhe Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmë.

Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani.

“Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Kjo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli,” thotë për Page Six Style, Alison Bringé CMO e Launchmetrics, duke shtuar se duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma, këto shifra janë paraprake dhe do të vazhdojnë të rriten.

Ajo kujtoi martesën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në vitin 2018 në Indi, duke treguar se Ralph Lauren gjeneroi pothuajse 22 milionë dollarë duke veshur Chopra dhe Jonas për ceremoninë e tyre – një shifër që Dolce & Gabbana e ka tejkaluar që tani me dasmën e Kourtney dhe Travis.

Pjesa më e madhe e këtij ndikimi, natyrisht, rrjedh nga prania e familjes së famshme në mediat sociale. Së bashku, Kardashian-Jenners kanë grumbulluar më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në Instagram. Shtojini kësaj mbulimin në shtyp që shoqëron çdo postim social të Kardashians apo dalje publike, dhe është e lehtë të kuptosh pse familja është tepër tërheqëse për markat e modës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sociale

Europa Conference, Rama: Edhe 20 mijë tifozë pritet të vijnë sot

Edhe rreth 20 mijë tifozë të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Tiranë për ndeshjen e Conference League, mes Romës dhe Fejnordit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe disa foto të tifozëve që vijnë në Shqipëri ndërsa shkruan se sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, po mbahen në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë. Rama: Shqipëria […]

today25/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%