play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Samoel Rrasa, nënkampion bote për të rinj

today04/05/2026

Background

Samoel Rrasa u shpall nënkampion bote për të rinj në peshëngritje, në kampionatin që po mbahet në Egjipt. 18-vjeçari mori medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes për peshën 65 kilogramë. Në garën që u zhvillua mbrëmjen e së dielës, Rrasa ngriti 134 kilogramë në provën e tij më të mirë në shkëputje, ndërsa në shtytje rezultati më i mirë ishte 156 kilogramë, që e renditi të pestin në këtë stil dhe të katërtin në dygarësh.

Një paraqitje shumë e mirë për Samoel Rrasën, i cili ka marrë edhe më herët medalje në aktivitete ndërkombëtare. Kjo arritje vjen disa ditë pas medaljeve të marra nga Briken Calja në Europianin për të rritur në Gjeorgji: ar në shtytje dhe argjend në dygarësh. Gara tjetër për Shqipërinë do të jetë të martën me Enkileda Carjan në peshën 69 kilogramë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *