play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Salvini: Ndihma ndaj Ukrainës mund të nxisë korrupsionin në Kiev

today14/11/2025

Background

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha sot më 14 nëntor, e premte, se dhënia e më shumë ndihmave për Ukrainën nuk do të ndihmonte për të përfunduar luftën me Rusinë dhe mund të “nxisë korrupsion të mëtejshëm”, duke iu referuar një skandali korrupsioni që ka tronditur qeverinë në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi shkarkimin e dy ministrave të kabinetit këtë javë, pas një hetimi mbi një skemë të dyshuar të korrupsionit në energji prej 100 milionë dollarësh, ndërsa vendi përballet me avancimin e trupave ruse në terren.

“Më duket se po dalin skandale korrupsioni që përfshijnë qeverinë ukrainase, prandaj nuk do të doja që paratë e punonjësve dhe pensionistëve italianë të përdoren për të nxitur korrupsion të mëtejshëm”, tha Salvini në komente të raportuara nga agjencia e lajmeve ANSA, por që u kritikuan nga ministri i mbrojtjes i Italisë.

“Unë nuk mendoj se dërgimi i më shumë armëve do të zgjidhë problemin. Më duket se ajo që ka ndodhur në orët e fundit, me avancimin e trupave ruse, tregon se është në interes të të gjithëve, mbi të gjitha të Ukrainës, që të ndalet lufta”, shtoi Salvini, raporton Reuters.

Matteo Salvini, kreu i partisë ekstremisht të djathtë Lega, ka ndërtuar lidhje të ngushta me Rusinë para pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa, deri tani ka mbështetur vendimin e kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar ndihma ushtarake në Kiev, ai ka shmangur kritikën e drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke folur në Berlin, ministri i mbrojtjes Guido Crosetto, një anëtar i lartë i partisë Vëllezërit e Italisë të Melonit tha se do të ishte “absurde” të ndalohej ndihma për Ukrainën.

Kuptoj shqetësimet e Matteo Salvinit, por nuk gjykoj se kjo nuk është e drejtë, vetëm se kemi dy individë të korruptuar në Ukrainë”, i tha Crosetto ANSA-s. “Po përpiqemi të ndihmojmë civilët që po vuajnë nga 93% e sulmeve ruse”.

Italia sapo ka miratuar paketën e 12-të të mbështetjes ushtarake për Kievin dhe ka premtuar të ndihmojë Ukrainën të kapërcejë krizën e energjisë këtë dimër, duke dërguar gjeneratorë elektrikë.

Roma nuk është bashkuar me një iniciativë të udhëhequr nga NATO për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën. Një burim tha se çështja është ende duke u diskutuar në qeveri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *