Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin prej 3 vitesh e 4 muajsh, është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.
Ish ministri i brënshëm qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Më herët Tahiri kërkoi pezullimin e dënimit me burg në gjykatën e lartë me arsyetimin se i rrezikohet jeta, kërkesë e cila u refuzua.
Ish-ministri ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësisë pasi SPAK ka ankimuar vendimin e apelit, duke kërkuar që ai të dënohet jo për shpërdorim detyre por trafik droge dhe grup kriminal.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)