Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kur të fillojë konklava në 7 Maj, kardinalët do të hyjnë në një botë të izoluar të përcaktuar nga ritualet, reflektimi dhe një rutinë e përditshme e kontrolluar me kujdes brenda Vatikanit.
Çdo ditë do të fillojë në Casa Santa Marta, rezidencën e Vatikanit ku kardinalët do të qëndrojnë. Pas mëngjesit, ata do të hipin në autobusë nën masa të rrepta sigurie dhe do të shkojnë në Kapelën Sistine, ku do të mblidhen për raundin e votimit nën afresket e Michelangelo-s.
Kjo rutinë do të vazhdojë çdo ditë derisa një kardinal të sigurojë shumicën e kërkuar prej dy të tretave. Nëse askush nuk zgjidhet pas 13 ditësh, mbahet një balotazh midis dy kandidatëve kryesorë.
Kur konklava ka zgjedhur një Papë, ai pyetet nëse pranon dhe cilin emër dëshiron të marrë dhe nëse refuzon, procedura fillon nga e para.
Kur të zgjidhet më në fund një Papë, kardinalët do të shkëputen nga rutina e tyre. Do të dalë tymi i bardhë nga Kapela Sistine, do të bien kambanat e Shën Pjetrit dhe Papa i ri do të dalë për të përshëndetur besimtarët.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)