play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Rusia kërcënon Francën/ Kremlini i gatshëm të sulmojë trajnuesit ushtarakë francezë në Ukrainë

today05/06/2024

Background
share close

Rusia iu përgjigj me kërcënim raporteve se Franca së shpejti mund të dërgojë trajnerë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. “Asnjë instruktor i përfshirë në trajnimin e ushtrisë ukrainase nuk ka imunitet”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton AFP.

“Nuk ka rëndësi nëse janë francezë apo jo”, shtoi Peskov.  Javën e kaluar, komandanti i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha se trajnerët francezë do të vinin në Ukrainë “së shpejti”, një deklaratë e cila u mohua në atë kohë si në Paris ashtu edhe në Kiev.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë javë gjatë 80-vjetorit shënimit të zbarkimit të Ditës D në Francë – mund të shpallë së shpejti një koalicion të vogël vendesh të gatshme të dërgojnë trajnerë në terren në Ukrainë, raportoi Le Monde.

“Nuk ka asnjë konsensus sot për dërgimin, marrjen dhe miratimin zyrtar të trupave tokësore. Por në një situatë dinamike, asgjë nuk duhet të përjashtohet”, tha Macron.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *