Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në një takim dy-ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, aleatët e SHBA nuk janë të bindur në lidhje me synimet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Marco Rubio tha se SHBA-ja do ta kuptojë brenda disa javësh nëse Rusia ishte serioze dhe kërkon në të vërtetë paqen.
Ai vlerësoi Kievin pasi ka treguar gatishmëri për një armëpushim të plotë.
“Rusët e dinë pozicionin tonë për sa i përket dëshirës për t’i dhënë fund luftës. Nëse ata nuk ecin drejt paqes, atëherë ne do të duhet të rivlerësojmë se ku jemi dhe çfarë bëjmë për të ecur përpara”, tha më tej sekretari amerikan.
Rubio refuzoi t’i jepte një afat zyrtar Vladimir Putinit për të nënshkruar një marrëveshje, por sugjeroi se SHBA mund të shtojë sanksionet ndaj Rusisë. Gjithshtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte pas takimit me ministrat e Jashtëm u shpreh se topi është në fushën ruse në lidhje me një armëpushim në Ukrainë.
“Tani topi është në fushën ruse, kështu që ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Por unë nuk dua të ndërhyj në ato bisedime. Deri më tani, jam shumë i impresionuar se si amerikanët po i drejtojnë bisedimet. Për të gjithë NATO-n, Rusia është kërcënim afatgjatë”, u shpreh Mark Rutte.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)