play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rritet hapësira publike në plazhe

today30/05/2025

Background
share close

Ashtu sikurse është bërë e ditur nga Ministria e Turizmit, këtë vit stacione plazhi mund të menaxhojnë vetëm strukturat akomoduese që plotësojnë kriteret.

Për këtë sezon turistik veror raporti mes plazheve publike dhe atyre private është 50/50.

Për një sezon turistik sa më të sigurt dhe me standarde, do të bashkëpunojnë 25 institucione si pjesë e Task-Forcës.

“Jo vetëm sigurinë e rendit publik, por edhe sigurinë ushqimore, sigurinë e shëndetit, të qendrave mjekësore. Dhe, për më tepër 25 institucione janë pjesë e Task- Forcës, të cilët kanë bashkërenduar një plan masash rigoroze. Nga bregdeti më verior të Shqipërisë deri në Sarandë dhe Ksamil”, tha Duro.

Vitet e fundit rritje po njohin edhe flukset turistike nga tregjet më të largëta si Australia apo dhe vendet aziatike që preferojnë Shqipërinë.

“Australia, Amerika, Japonia, së fundmi Kina, Izraeli, e të tjera vende plotë, e shohin Shqipërinë si një përvojë interesante, autentike”, tha Duro.

Vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2025 vendin tonë e kanë vizituar mbi 2.45 milionë turistë dhe pritshmëritë për muajt e verës mbetën tepër të mëdha.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *