play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Rriten tensionet Indi-Pakistan

today08/05/2025

Background
share close

Tensionet vijojnë të rriten mes Indisë dhe Pakistanit. Sulmi ajror i ushtrisë indiane ka lënë pas 31 viktima dhe 57 të plagosur nga sulmet ajrore në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Autoritetet indiane thonë se të paktën 15 persona janë vrarë në Kashmirin e administruar nga India për shkak të sulmeve pakistaneze. India ka bërë të ditur se sulmet me raketa ishin një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës militant ndaj 28 turistëve indianë në Pahalgam muajin e kaluar- Islamabadi mohon përfshirjen.

Kryeministri Shehbaz Sharif ka deklaruar se Pakistani do të hakmerret për gjakun e njerëzve të pafajshëm. Sharif falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për “solidaritetin dhe mbështetjen” e tij në atë që e përshkroi si një “kohë kritike” për Pakistanin.

Ndërkaq Pakistani ka pezulluar përkohësisht të gjitha operacionet e fluturimeve në aeroportet në Islamabad, Karaçi, Lahore dhe Sialkot për shkak të situatës së tensionuar. Po ashtu edhe ne Indi, më shumë se 20 aeroporte në zonën veriore, janë mbyllur deri më 10 Maj. Gjithashtu disa shkolla në zonat përreth kufirit ndërkombëtar Indi-Pakistan dhe kufirit në Kashmir janë mbyllur.

India ka derklaruar se sulmet e fundit kishin në shënjestër grupe islamike të përcaktuara si organizata “terroriste” nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Për dekada të tëra, India e ka akuzuar Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në sulmet veçanërisht në Kashmir. Pakistani e mohon një mbështetje të tillë dhe nga ana tjetër akuzon Indinë për mbështetjen e rebelëve separatistë në Pakistan, gjë që New Delhi e mohon.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *