play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Rrezikohet ulja e dënimit për P. Diddy-n, producenti amerikan dërgohet në izolim pas një përleshjeje në burg

today28/07/2026

Background
share close

Sean “P. Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një incident të raportuar brenda burgut ku po vuan dënimin.

Reperi dhe producenti amerikan, aktualisht i burgosur në Burgun Federal Fort Dix në New Jersey, dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër, duke detyruar ndërhyrjen e stafit të institucionit dhe transferimin e tij në izolim.

Sipas raportimeve të TMZ dhe mediave amerikane, konflikti nisi pas disa fyerjeve të shkëmbyera mes Combs dhe një të burgosuri tjetër. Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga debati verbal në përplasje fizike, ku të dy të burgosurit dyshohet se janë shtyrë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Oficerët e burgut ndërhynë për t’i ndarë dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Identiteti i të burgosurit tjetër nuk është bërë publik.

Sipas disa burimeve të cituara nga mediat amerikane, P. Diddy nuk ka pritur ndërhyrjen e menjëhershme të rojeve, por ka reaguar vetë ndaj situatës dhe është përfshirë në përleshje duke pretenduar se po mbronte veten.

Pas incidentit, Sean Combs është vendosur në izolim, megjithëse nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë kjo masë. Nuk është e qartë nëse izolimi është një ndëshkim disiplinor apo një masë e përkohshme deri në përfundimin e hetimit të brendshëm të burgut.

Administrata e burgut nuk ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen.

Një përfaqësues i Burgut Federal Fort Dix ka deklaruar se institucioni nuk mund të komentojë mbi çështje disiplinore apo situata individuale të të burgosurve, për arsye sigurie dhe privatësie.

Incidenti mund të ketë pasoja për të ardhmen e P. Diddy-t, pasi çdo shkelje disiplinore gjatë vuajtjes së dënimit mund të ndikojë në mundësinë e përfitimit të lehtësimeve.

Reperi 55-vjeçar po vuan një dënim prej më shumë se katër vitesh burg për një akuzë që lidhet me transportimin e personave për qëllime prostitucioni. Ai u shpall fajtor për këtë akuzë nga një gjykatë federale në Manhattan, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe akuza të tjera të lidhura me abuzime.

Avokatët e tij kanë kërkuar që sjellja e mirë gjatë qëndrimit në burg të merret parasysh për një lirim më të hershëm, me synimin që ai të mund të dalë nga burgu përpara afatit të planifikuar në vitin 2028.

Megjithatë, një incident dhune brenda burgut mund ta dëmtojë këtë strategji dhe, në rast se autoritetet e konsiderojnë atë përgjegjës për përleshjen, mund të ndikojë negativisht në statusin e tij të burgimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *