Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/03/2025
Policia turke ka përdorur sprej piper dhe ujë kundër protestuesve në Ankara pasi studentët mbushën sheshet në reagim kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.
Studentët protestues u përpoqën të marshonin këtë mëngjes dhe u mblodhën për të lexuar një deklaratë pranë portave të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, raportuan mediat lokale.
Demonstratat filluan javën e kaluar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Qeveria këmbëngul se gjyqësori është i pavarur, por kritikët thonë se provat bazohen në dëshmitarë sekretë dhe i mungon besueshmëria.
Ministri i Brendshëm Ali Yerkikaya tha sot se rreth 1,900 njerëz janë arrestuar në tetë ditët e fundit të demonstratave.
Ai tha se 1,879 të dyshuar ishin arrestuar, duke përfshirë 260 të cilët do të mbahen në burg në pritje të gjykimit.
468 të tjerë janë liruar nën kontrollin gjyqësor, ndërkohë që rastet e tyre vazhdojnë. Procedimi është në vazhdim për 662 persona të tjerë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)