play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Rregulla të reja për futbollin europian

today07/08/2026

Background
share close

Dy ndryshime të rëndësishme prekin kompeticionet europiane të futbollit.

UEFA ka vendosur të përshtatë rregullat me formatet e reja të Champions League, Europa League dhe Conference League, si edhe me zhvillimin e teknologjisë në stadiume.

Me rregulloren e re, orët do të mund të tregojnë kohën e lojës ose kohën e mbetur, duke shfaqur edhe minutat shtesë në një format të qartë, 45 plus minutat e shtesës dhe 90 plus minutat shtesë. I njëjti sistem do të përdoret edhe në kohët shtesë të ndeshjeve.

Ndryshimi i dytë prek pezullimet për grumbullimin e kartonëve të verdhë. Në fazën e re të ligës në kupat europiane, një lojtar ose pjesëtar i stafit do të skualifikohet pas 4 kartonëve të verdhë, dhe jo më pas 3 si më parë.

Vendimi vjen pas zgjerimit të formatit të Champions League dhe Europa League, ku numri i ndeshjeve është rritur nga 6 në 8 në fazën e parë.

UEFA argumenton se rregulli i vjetër krijonte një rrezik më të madh për pezullime, duke ndryshuar ekuilibrin mes numrit të ndeshjeve dhe numrit të kartonëve.

Pas kartonit të katërt, çdo dy kartonë të tjerë do të sjellin një pezullim të ri, duke ruajtur logjikën e mëparshme të ndëshkimeve.

Dy ndryshime që synojnë një futboll më të përshtatur me realitetin e ri europian, më shumë teknologji në stadiume dhe një sistem disiplinor më i balancuar për sezonet me më shumë ndeshje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *