play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Roma kthehet në shtëpi, tifozët presin në aeroport skuadrën

today26/05/2022

Background
share close

Tifozët e Romës kanë festuar fitoren e trofeut të Conference League falë suksesit 1-0 në Tiranë, ndaj Feyenoordit. Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet.

Avioni mbërriti me vonesë, madje në orën 4.45. Njëqind tifozë të Romës prisnin autobusin që mbërriti në orën 5.15: Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.

Më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve. “Ky trofe është për ju, forca Roma!” foli kapiteni Pellegrini. Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sport

Roma bën histori, italianët fitojnë trofeun e parë europian në Air Albania

Roma bën histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fiton edicionin e parë në historinë e Conference League. Italianët u treguan më cinikë në 90-minutat e Air Albania-s teksa shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të duke fituar trofeun e parë europian pas Kupës së panairëve në vitin 1961 Ndeshja në fakt, nisi e qetë ashtu siç luhen finalet. Munguan rastet e pasta dhe të dy […]

today26/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%