Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Roboti “EveR 6” do të drejtojë shfaqjen “Absence” që do të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, Orkestra Kombëtare Koreane njoftoi se një robot i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë Industriale Koreane (KITECH) do të jetë dirigjenti në koncertin e saj në Seul më 30 qershor.
Pamja e robotit android me emrin “EveR 6”, i cili është planifikuar të drejtojë koncertin “Absence”, i ngjan trupit të njeriut. Roboti gjithashtu mund të përdorë në mënyrë fleksibël qafën dhe krahun e tij. Falë teknologjisë “kapja e lëvizjeve”, e cila regjistron drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes së shkopit, bëhet më e lehtë për robotin të zbulojë me saktësi shpejtësinë e shkopit.
Roboti dhe dirigjenti Choi Soo-yeol do të performojnë veçmas në koncert, pas së cilës dy dirigjentët do ta drejtojnë së bashku koncertin. Choi tha se sfida më e madhe për robotët është ndërveprimi dhe komunikimi dhe ai donte të tregonte se njerëzit janë më të spikatur në muzikë sesa teknologjitë robotike në shfaqje.
Performanca e robotit të quajtur “EveR 6” në koncert do të jetë e para në Korenë e Jugut. Robotët drejtuan orkestra në Japoni dhe Zvicër.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)